Antonio Conte pranon se është i “rraskapitur” para ndeshjes së fundit, pasi Napoli e ka Scudetton në dorë.
“Jemi afër Scudettos, por ende duhet të bëjmë atë hap të fundit. Do të bëhet në fushën tonë, me mbështetjen e tifozëve tanë”, tha Conte për DAZN.
“Është sigurisht sezoni më i vështirë i karrierës sime.”
“Problemi është se gjithçka është bërë të duket normale me ne. Na mungonte Lobotka, Buongiorno, Juan Jesus, humbasim vazhdimisht lojtarë për shkak të lëndimeve, megjithatë, pavarësisht kësaj, ne jemi atje lart duke luftuar për titullin”, vuri në dukje trajneri.
Napoli ndodhet në vendin e parë me një pikë më shumë se Interi dhe javën e ardhshme ne një fitore potenciale ndaj Cagliarit, do të shpallen kampion.
/GazetaBlic Sport


