Sporti

Conte e nis me fitore aventurën te Tottenham

11/04/2021 22:58
nga:Lorik J

Antonio Conte e ka nisur me fitore, aventurën te Tottenham duke shënuar fitore të vështirë ndaj Vitesse me rezultat 3 – 2.

Spurs e nisën shumë më mirë duke kaluar në epërsi përmes Son (15′), ndërsa Lucas dyfishoi epërsinë (22′).

Pas vetëm gjashtë minutave, falë goditjes së Kane, Rasmussen ndryshoi devijimin që pastaj përfundoi në portë (28′).

I njëjti, katër minuta më vonë, përmirësoi gabimin duke ngushtuar epërsinë (32′).

Vitesse nuk u dorëzua dhe shtatë minuta më vonë arriti të shënoi sërish përmes Beros (39′).

Pjesa e dytë ishte më agresive, ku u morën plotë tre kartonë të kuq. Fillimisht Romero i Tottenham (9′), pastaj Doekhi (81′) dhe Schubert (85′).

Me këtë fitore, Tottenham zë pozitën e dytë me shtatë pikë, derisa Vitesse në vendin e tretë me gjashtë sosh.