Sporti

Conte drejt rinovimit tek Napoli

12/24/2025 15:17
nga:Mergim Rreci

Në Napoli duan ta mbajnë më gjatë Antonio Conten.

Presidenti De Laurentiis do t’i propozojë trajnerit zgjatjen e marrëveshjes edhe për 2 vite të tjerë, duke e çuar nga 2027 deri në 2029, sipas asaj që raportojnë gazetat “Il Mattino” dhe “La Repubblica”.

Luhatjet e skuadrës janë harruar dhe suksesi në Superkupën e Italisë duket se ka sjellë dëshirën për të vijuar bashkëpunimin. Antonio Conte po drejton ekipin në garë për të gjithë trofetë, nga Serie A deri te Champions League.

Arritja më e madhe është trofeu i fituar sezonin e kaluar, ku shpalli kampion të Italisë për herë të katërt, çka e vlerësoi edhe si “Trajnerin e Vitit” nga Shoqata e Futbollistëve Italianë. Antonio Conte mori drejtimin e Napolit në verën e vitit 2024.