Euro2024

Conor McGregor e bëri përsëri: Vë bast 365 mijë dollarë që Argjentina ta fitojë Kupën e Amerikës

07/02/2024 12:23
nga:Lorik J

Kampioni i arteve marciale, Conor McGregor ka vënë bast 365,000 dollarë që Argjentina të fitojë Kupën e Amerikës 2024.

Në një postim në profilin e tij në Instagram, ai ka publikuar një foto ku tregon bastin që ka vënë, me një fitore të mundshme prej 1,003,750 dollarësh.

Ndërkohë, Kupa e Amerikës po merr formë. Argjentina ka fituar Grupin A me 9 pikë. Lautaro Martinez ishte vendimtar, duke konfirmuar epërsinë e qartë të ‘Albicelestes’ në këtë fazë të parë të turneut. El Toro është aktualisht golashënuesi më i mirë me 4 gola.

Edhe pa Messin, i dëmtuar, Argjentina mbetet favorit i madh për fitoren finale.

Kampionët e botës në fuqi do të luajnë kundër Ekuadorit më 5 korrik në orën 03:00.

/GazetaBlic Sport