Sporti

Conceicao për situatën tek Milani: Nuk jemi në kishë, është futboll

18 ditë më parë
nga:Lorik J

Trajneri i Milanit, Sergio Conceicao, komentoi në një mënyrë shumë kurioze tensionin që është krijuar në skuadër.

“Unë i përjetoj ndeshjet dhe ju shikoni se si i përjetoj dhe si i ndjej. Kam shumë pasion dhe dëshirë për të fituar, si dhe pak adrenalinë më shumë”, tha Conceicao.

“Lojtarët e dinë se ata janë të gjithë të rëndësishëm për mua, si familja ime. Nëse unë jam në një restorant dhe djali im bën diçka që nuk më pëlqen, do t’i them atij, nuk ka hipokrizi. Ne nuk jemi në kishë, ky është futboll në fund të fundit”, theksoi portugezi.

Milani sonte luan ndaj Dinamo Zagreb me fillim nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport