Sporti

Conceicao: Nuk mendoj për derbin, as për fitimin e Championsit

01/28/2025 22:33
nga:Mergim Rreci

Tri pikë kundër Dinamos së Zagrebit për t’u kualifikuar direkt në fazën e 16 më të mirave të Ligës së Kampionëve.

Milani nuk mund të bëjë llogari kundër skuadrës së drejtuar nga Fabio Cannavaro, i cili, nga ana e tij, me një fitore do të kishte shpresa konkrete për t’u kualifikuar në play-off.

Për grindjen me Calabria-n: “Duam ta mbyllim këtë fazë me një fitore. Shkundja është e nevojshme, çdo ditë kur shkojmë në Milanello.

Kemi përgjegjësinë të mbrojmë një klub si Milani”.

Llogaritë për derbin: “Nuk bëj llogari, mendoj nga ndeshja në ndeshje. Duhet të fokusohemi në ndeshjen e nesërme që do të jetë e vështirë.

Pas fitores së Superkupës, të arrish në tetëshen e parë është objektivi i dytë. Jemi të përqendruar në këtë ndeshje, nuk mendojmë për derbin”.

A mund ta fitojë Milani Championsin? “Kemi ende shumë ndeshje, ne kemi objektivin të arrijmë në katërshën e parë.

Në pyetjen e mëparshme e thashë: nuk mund të mendojmë për derbin, aq më pak për Ligën e Kampionëve.

Duke parë përpara, rrezikojmë të rrëzohemi”.