Lajme

Comodita vazhdon rritjen në Amerikë, gushti mbi 30% më i fortë se i kaluari

09/16/2023 15:37
nga:Gazeta Blic

Një ndër brendet më të njohura nga Kosova ka vazhduar me sukses afarizmin përtej Atlantikut.

Muaji i kaluar ka shënuar rritje të theksuar të eksportit të dyshkekëve të Comoditas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

30.17 për qind është rritja e gushtit e dyshekëve “Made in Kosova” të prodhuara në Gjakovë, krahasuar me gushtin e vitit 2022.

“Puna me përkushtim dhe cilësia e prodhimeve tona ka bërë që të vazhdojmë të kemi rritjen prej mbi 30 për qind nga gushti i vitit të kaluar deri te gushti i këtij viti. Amerikanët si duket po ndahen shumë të kënaqur me dyshekët e Comoditas dhe po vazhdojnë gjithnjë e më tepër t’i kërkojnë ato në tregun amerikan”, shprehet Granita Bunari, drejtoreshë operative në Comodita Home.

Produktet e Comoditas ka kohë që janë renditur në mesin e 5 produkteve më të shitura në kategorinë e tyre, transmeton KlanKosova.tv.

Kompanitë dhe zingjirët me të njohur amerikanë të shitjes si Amazon, Walmart, Wayfair, Overstock, Home Depot, Costco, Target e të tjera janë në mesin e bashkëpunëtorëve ku plasohen prodhimet e Comodita Home.

Në shumë nga dyqanet online të këtyre kompanive, dyshekët kosovarë renditen edhe në kategorinë “bestseller”.

Ky sukses, patjetër se nuk do të ishte i mundur nëse Comodita nuk do t’i kushtonte rëndësi të veçantë cilësisë, duke siguruar një numër të madh certifikimesh bdërkombëtare për cilësinë e produkteve si Certipur, OEKO-TEX, BSCI, SMETA, dhe Iso standardet.

Përveç tregut amerikan, gjatë këtij viti Comodita ka plasuar prodhimet e veta edhe në shtete të ndryshme evropiane, siç janë Gjermania, Austria, Holanda, Danimarka, Suedia, Greqia, Kroacia, si dhe vendet e rajonit Shqipëri, Mal i Zi dhe Maqedoni e Veriut.

Comodita vazhdon të jetë prodhuesi më i madh i dyshekëve dhe shpuzës në Evropë. Po ashtu, kjo kompani kosovare është edhe eksportuesi më i madh i përgjithshëm në vend.

Gjatë një viti, Comodita eksporton mbi 2 milionë dyshekë, duke e pozicionuar këtu vulën “Made in Kosova” karshi prodhimeve më të mira botërore.

(Artikull i sponsoruar)