Sporti

Como dhe strategjia e tyre interesante: Aktorët e Hollywood në stadium

12/17/2024 09:08
nga:Lorik J

Keira Knightley, Michael Fassbender dhe Adrien Brody ishin personazhet e fundit të famshëm që shikuan Comon drejtpërdrejt në Serie A, ndërsa klubi përfitoi nga prestigji i zonës lokale, një strategji e re marketingu dhe një numër lidhjesh të dobishme.

Knightley, Fassbender dhe Brody nuk janë emrat e vetëm të mëdhenj që janë ndalur gjatë sezoneve të fundit, Hugh Grant gjithashtu ka ardhur për të parë Como në veprim, siç kanë bërë Kate Beckinsale, Benedict Cumberbatch dhe Andrew Garfield mes shumë të famshëmve të tjerë.

Qyteti është sigurisht një destinacion i shpeshtë pushimesh për disa nga emrat më të famshëm në botë. Popullariteti i tij midis të famshëmve amerikanë u rrit edhe më shumë kur George Clooney bleu një shtëpi luksoze në këtë zonël.

Përfitimi nga banorët prestigjioz të qytetit është një pjesë e fortë e strategjisë komerciale dhe të marketingut të klubit.

Siç shpjegoi Mirvan Suvarso, i cili është përgjegjës për marketingun e klubit për La Gazzetta dello Sport: “Ne po përpiqemi t’u japim gjithnjë e më shumë tifozëve tanë, diçka që shkon përtej futbollit dhe argëton të gjithë: të rriturit, fëmijët super tifozët dhe entuziastëve të futbollit në përgjithësi.”

/GazetaBlic Sport