Sulmuesi 25-vjeçar francez, Kingsley Coman, përfundon kontratën e tij në qershor të vitit 2023 me Bayern.
Klubi gjerman dëshiron ta mbajë atë akoma në rradhët e veta, megjithatë francezi ka ngurruar të nënshkruajë zgjatjen e kontratës me Bayern Munich, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas Daily Mirror, kjo situatë tashmë ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane, në veçanti Liverpool dhe Chelsea.
I njëjti burim raporton se Liverpool dhe Chelsea madje kishin tentuar të transferojnë yllin francez, megjithatë hoqën dorë pas kërkesës së lartë të Bayernit që dëshironte 100 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.
/GazetaBlic Sport/


