Sporti

Coman në radarin e Chelseat

11/05/2021 19:42
nga:E K

Kampioni evropian synon ta transferojë futbollistin e Bayern Munichut, Kingsley Coman

Chelsea e ka vënë në shënjestër futbollistin e Bayern Munichut, Kingsley Coman.

Kampioni gjerman do të detyrohet ta shesë lojtarin ofanziv vitin tjetër nëse ai nuk e vazhdon kontratën.

Sipas mediumit gjerman “Bild”, gjiganti bavarez i kërkon 55 milionë euro për shërbimet e lojtarit.

Chelsea është duke e shikuar me kujdes situatën dhe do të intervenojë në kohën e duhur.

Coman në të kaluarën ka luajtur në Paris Saint-Germain dhe në Juventus.