Anësori i Bayernit, Kingsley Coman beson se skuadra e tij këtë sezon nuk do të mbetet duarbosh dhe do të mundohet të fitojë Ligën e Kampionëve.
“Kupa e Ligës së Kampionëve do të jetë përgjithmonë në zemrën time. Unë dua të fitoj përsëri, ta përjetoj atë ndjenjë. Duhet të japim gjithçka që kemi. Nuk është e lehtë, por ndoshta mund ta bëjmë këtë vit,” tha Coman, i cili shënoi golin e vetëm në fitoren e finales së Champions League 2020 ndaj Paris Saint-Germain në Estadio da Luz.
Në këtë Ligë të Kampionëve, Bayern tashmë ka arritur deri në çerekfinale, ku do të takohet me Arsenalin.
Takimi i parë është më 9 prill në Londër, ndërsa ndeshja e dytë në Mynih më 17 prill.
/GazetaBlic Sport