Sporti

Coman do të mungojë në ndeshjen ndaj Arsenalit

04/13/2024 21:36
nga:Mergim Rreci

Kingsley Coman u dëmtua gjatë ndeshjes mes Bayernit dhe Kolnit , që rezultoi me triumfin e bavarezëve.

Bavarezët fituan ndeshjen e tyre dhe skuadra e Xabi Alonso duhet të sigurojë tre pikët këtë të dielë për të dalë kampion

Dëmtimi i francezit është muskulor dhe ai do të mungojë për disa javë, duke munguar në ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions League, në Allianz Arena, kundër Arsenalit .

Ky ka qenë një tjetër sezon i komplikuar për anësorin, i cili nuk ishte në dispozicion për të ndihmuar klubin e tij gjatë muajve shkurt dhe mars për shkak të një problemi në gju. Megjithatë, ai ka marrë pjesë në 27 ndeshje këtë sezon, duke shënuar pesë gola dhe tre asistime në të gjitha garat.

/GazetaBlic Sport/