Bekim Çollaku, ish-ministër për Integrime dhe ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit sa kishte qenë president, ka rikujtuar dhjetë vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se ndoshta dikush ka harruar, por synimi origjinal ka qenë që një marrëveshje e tillë të shfrytëzohet si një hap për të shkuar drejt marrëveshjes finale të bazuar në njohje reciproke.
Çollaku thotë se tashmë në vend të një synimi të tillë, Kosova po vazhdon duke humbur kohë me përparim dhe lideriship të pretenduar.
Today marks the 10th anniversary of the Brussels Agreement. Maybe some have forgotten, but the original goal was to use this agreement as a stepping stone for a final deal based on mutual recognition. Instead, we keep wasting time w/ pretend leadership and pretend progress. pic.twitter.com/jFTkASJNp4
— Bekim Çollaku (@bcollaku1) April 19, 2023


