Lajme

Çollaku: Do ta marrim liberalizimin, Qeveria Kurti ka degraduar qeverisjen në Kosovë

10/29/2022 21:30
nga:Gazeta Blic

Bekim Çollaku, zyrtar i lartë Partisë Demokratike të Kosovës ka qenë i ftuari i radhës i emisionit “Blic Interview”

Çollaku ka theksuar se ajo që i ka ndodhur Kosovës me liberalizimin e vizave është një diskriminim.

Ai ka theksuar se pret që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave.

Ish- ministri i Integrimeve Evropiane është shprehur i bindur se BE nuk do të kushtëzojë liberalizimin e vizave me dialogun me Serbinë.

”Nuk dua të besoj që BE do të guxonte të na shantazhonte me këtë vendim (kushtëzimin e liberalizimit të vizave me dialogun vy.)”, ka theksuar ai, raporton Gazeta Blic.

Çollaku e ka vlerësuar si të dështuar Qeverinë Kurti.

Ai ka theksuar se në asnjë dikaster kjo qeveri nuk ka treguar shembuj të mirë të qeverisjes.

“Këta nuk kanë arritur as ta mirëmbajnë gjendjen e qeverive të kaluara, madje e kanë degraduar qeverisjen”, thotë ish- ministri i Integrimeve Evropiane.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje duket se nuk e ka menduar asnjëherë që do të vinin në pushtet, prandaj as nuk e kanë idenë se si duhet qeverisur.