Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku, ka thënë se bllokimi nga Rama dhe mazhoranca e tij në Kuvend i Rezolutës për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, sot po dëmton Kosovën dhe interesat e saj, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është e pafalshme që Parlamenti nuk gjeti kurajë për të denoncuar Vuçiqin dhe politikën serbe ndaj Kosovës.
Ai ka shtuar se mazhoranca duhet ta kthejë në Kuvend ta votojë Rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë.
Postimi i tij i plotë:
Bllokimi nga Rama dhe maxhoranca ne parlamament i Rezolutes per te denuar Genocidin Serb ne Kosove,sic e kam paralajmeruar dhe ne sallen e Kuvendit..,sot po demton ne mneyre te drejtperdrejte Kosoven dhe interesat e saj.
Po aq dem per Kosoven solli Rezoluta e perbashket ne parlament e dakordesuar midis PS dhe Rithemelimit,Rezolute per turp,rezolute me tre fjali,Rezolute e Heshtjes.
Eshte e pafalshme qe Parlamenti te mos gjente kurajon as sa Opozita Serbe per te denoncuar Vucic dhe politiken e Serbise ndaj Kosoves.
Vone eshte por jemi ende ne kohe,maxhoranca duhet te riktheje ne Parlament dhe te votoje Rezoluten e Partise Demokratike per te Denuar Genocidin Serb ne Kosove..,sa me pare.


