Lojtari i Anglisë, Cole Palmer foli për Football Daily Podcast, duke theksuar se Wayne Rooney ishte idhulli i tij i fëmijërisë.
“Idhulli? Rooney ishte kryesori. E shikoja çdo javë. Ka qenë gjithmonë Rooney që kur isha fëmijë. Hera e parë që u takova Rooney isha rreth 12 vjeçar”, tha fillimisht ai.
“Ishte në City Academy sepse unë mendoj se një nga djemtë e tij ishte atje, kështu që i kërkova vetëm një foto dhe ai tha ‘po’, kam një foto me të”, përfundoi Palmer.
Kujtojmë se Palmer ishte fantastik edicionin e fundit me Chelsean, teksa është i grumbulluar aktualisht tek kombëtarja e Anglisë në Euro2024.
/GazetaBlic Sport