Cole Palmer ka rinovuar kontratën me Chelsean deri në vitin 2033. Lajmin e japin media të ndryshme në shtypin anglez.
Kontrata e mëparshme e lojtarit 22-vjeçar zgjati deri në vitin 2031, por blutë vendosën të shpërblejnë sezonin produktiv të sulmuesit, i cili, në 2023/24, shënoi 22 gola dhe 11 asistime në 33 ndeshje në Premier League.
Palmer mbërriti te Chelsea vetëm një vit më parë, të cilin e nënshkroi nga Manchester City për pak më pak se 50 milionë euro dhe ai ishte figura kryesore e skuadrës sezonin e kaluar, madje u votua si lojtari më i mirë i ri në Premier League.
/GazetaBlic Sport/