Ylli i Chelseat, Cole Palmer, tha pas humbjes 3-1 ndaj Bayernit se “Blutë” meritonin një rezultat më të mirë.
“Mendoj se luajtëm mirë. Treguam se e meritojmë të luajmë këtu”, tha Palmer.
“Tre golat që pësuam ishin pas gabimeve tona shumë serioze. Por ne patëm rastet tona”, shtoi ai.
“Humbëm disa raste shumë të mira. Ata janë një ekip i mirë. Meritonim një rezultat më të mirë se ai që morëm”, shtoi Palmer.
Autogoli i Chalobah dhe dy golat e Kane ia sollën fitoren Bayernit, kurse Palmer realizoi golin e nderit për mysafirët.
/GazetaBlic Sport


