Dyshja e Chelseat, Cole Palmer dhe Levi Colwill janë tërhequr nga detyra ndërkombëtare.
Dy lojtarët u thirrën nga Lee Carsley për ndeshjet e Anglisë kundër Greqisë dhe Irlandës në Ligën e Kombeve.
Palmer ka luajtur me dhimbje që nga një problem në gju në ndeshjen e Man United. Arsyeja e mungesës së Colwill është më pak e qartë.
Si rezultat, nuk ka asnjë lojtar të Chelseat në kombëtaren e Anglisë për pushimin ndërkombëtar të nëntorit.
/GazetaBlic Sport