Fit&Sexy

Çokollata e zezë fuqi “magjike”, studimi i ri: “Shmang kancerin”!

01/21/2022 17:26
nga:Gazeta Blic

Një studim i fundit, i realizuar nga kërkues ndërkombëtare përfshirë dhe një grup nga universiteti prestigjioz i Kembrixhit, e vesh çokollatën e zezë me veti të cilat nuk njiheshin deri tani.

Pas verifikimeve të shumta, shkencëtarët duket janë bindur se konsumi i saj mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit. Magnezi që cokollata e zezë përmban është identifikuar nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh, përfshirë nga Universiteti i Kembrixhit, si çelësi i përgjigjes imune të trupit.

‘Qelizat T’ vrasëse janë arma kryesore e trupit kundër qelizave kancerogjene dhe eksperimentet laboratorike treguan se ato janë shumë efikase në një mjedis të pasur me magnez, shkruajnë mediat britanike. Autori i studimit, profesori Christoph Hess i Universitetit të Bazelit në Zvicër, shpjefoi se : “Për të verifikuar këtë vëzhgim klinikisht te pacientët, tani po kërkojnë dhe mënyrat për të rritur nivelin e magnezit tek tumoret, pasi një gjë e tillë mund t`i luftojë ato”.

Rezultatet premtuese, të publikuara në revistën Cell, përfshinin gjithashtu të dhëna që mbështesin përfundimin e saj nga pacientë të cilët janë aktualisht të prekur nga kanceri.

Trajtimet e imunoterapisë kundër kancerit duket se kanë rezultuar më pak efektive në rastet kur në gjakun e tyre kishte nivele të pamjaftueshme magnezi.

Ndërkohë, çokollata e zezë rezulton e pasur edhe me hekur, bakër, kalium, kalcium dhe fosfor, si dhe fibra e antioksidantë.