Lajme

Çokollata e famshme zvicerane largohet nga Rusia

08/16/2022 16:02
nga:G B

Prodhuesi zviceran i çokollatës Lindt&Spruengli ka vendosur të largohet nga tregu rus për shkak të pushtimit të Ukrainës, ka bërë të ditur kompania.

Kompania, e famshme për topat e saj me çokollatë Lindor dhe lepujt e Pashkëve të mbështjellë me fletë të artë, kishte vendosur në mars të mbyllte dyqanet e saj dhe të pezullonte përkohësisht dërgesat në Rusi, shkruan Aljazeera.

“Ne do të mbështesim punonjësit tanë në Rusi dhe do të veprojmë në përputhje me rregulloret lokale,” tha kompania.