Sporti

Cody Gakpo është gati për debutimin e madh në Premier League

01/03/2023 20:13
nga:Mergim Rreci

Cody Gakpo tashmë mund të jetë në dispozicion të trajnerit Jurgen Klopp që në sfidën e radhës.

Në fakt, marrëveshja për blerjen e holandezit ishte njoftuar që më 28 dhjetor, por kishin mbetur për t’u kryer formalitetet për lejen e punës.

Gakpo tani është regjistruar si futbollist i Liverpoolit dhe nuk ka asnjë pengesë për të zbritur në fushë në ndeshjet zyrtare. Lajm i mirë për të kuqtë, të cilët në ndeshjen e fundit pësuan disfatë në fushën e Brendtfordit me rezultatin 3-1.