Arabia Saudite goditi dje një aeroport kyç në Sana të Jemenit për të penguar uljen e një avioni që po afrohej dhe që transportonte një delegacion të rëndësishëm të Huthëve, thanë burime rajonale, raporton CNN.
Ky zhvillim shënon një përshkallëzim potencialisht të rrezikshëm, pasi Arabia Saudite dhe Huthët kryesisht kanë respektuar një armëpushim jozyrtar gjatë viteve të fundit, duke treguar se si konflikti në vazhdim mes Iranit dhe SHBA-së ka potencialin të dalë jashtë kontrollit në mënyra të paparashikueshme. Pas sulmit, Huthët lëshuan një raketë drejt jugut të Arabisë Saudite, e cila u interceptua, sipas një zëdhënësi të koalicionit saudit.
Delegacioni i Huthëve po kthehej në vend pas pjesëmarrjes në funeralin e Ajatollah Khameneit javën e kaluar në Iran. Huthët kontrollojnë veriun e Jemenit dhe janë ndër aleatët më të afërt të Iranit në rajon. Janë ngritur pyetje se çfarë kishte në bordin e avionit – qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit akuzoi Huthës se e përdorën flamurin për të kontrabanduar armë nga Irani.
Nawaf Obaid, studiues i lartë në departamentin e studimeve të luftës në King’s College London, i cili ka lidhje të forta në rajon, tha se Huthët dhe Irani i shpërfillën paralajmërimet e përsëritura nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite se fluturimi nuk do të lejohej të vazhdonte pa autorizim zyrtar. Në vend që të devijonte drejt Omanit, fluturimi sfidoi bllokadën ajrore saudite dhe vazhdoi drejt Jemenit, duke bërë që forcat ajrore saudite të sulmonin aeroportin në Sana për ta penguar uljen e tij, tha burimi.
Obaid shtoi se fluturimit më pas iu lejua të ulej në një aeroport në Hodeidah, një qytet nën kontrollin e Huthëve rreth 145 kilometra në lindje të Sanas – me sa duket për të shmangur mundësinë që avioni të mbetej pa karburant dhe të rrëzohej.


