Lajme

CNN: SHBA beson se lufta në Ukrainë do të zgjasë deri në fund të vitit 2022

04/15/2022 17:34
nga:Astrit Gashi

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, u tha aleatëve evropianë se, sipas vlerësimeve të SHBA-së, lufta ruse në Ukrainë mund të zgjasë deri në fund të këtij viti, raportoi CNN.

Sipas rrjetit televiziv amerikan, duke iu referuar deklaratave të dy zyrtarëve tw paidentifikuar evropianë, Blinken tha se ka biseduar me kolegët e tij për shqetësimin amerikan se lufta mund të zgjasë më shumë.

“Por i gjithë angazhimi i tij ka të bëjë me mënyrën më të mirë për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur,” tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit.

Shumë zyrtarë kanë theksuar më parë se është e vështirë të parashikohet se sa mund të zgjasë lufta në Ukrainë, por disa prej tyre thanë se nuk kishte asnjë tregues se presidenti rus Vladimir Putin kishte ndryshuar qëllimet përfundimtare të operacionit.