Policia britanike ka “çmontuar” një bandë të krimit të organizuar, pasi në makinën e tyre gjeti gjurmë kanabisi.
Oficerët, pas kontrollit gjetën 300 mijë paund kanabis. Një sasi tjetër prej 240 mijë paundësh u gjet në fermat e kanabisit të ngritura në tre shtëpi në Harrogate, North Yorkshire.
Në pranga kanë rënë 6 shqiptarë dhe një 73-vjeçare nga Japonia, Yoko Banks, e cila ishte pronare e një prej shtëpive që ata përdorën për të prodhuar kanabis.
Pas arrestimit gjykata ka dhënë vendim për shqiptarët:
Kreu i bandës Visar Sellaj, 33 vjeç, u dënua me 6 vjet e 9 muaj burg.
Kujtim Brahaj, 50 vjeç, u dënua me 3 vjet e dy muaj burg.
Indrit Brahaj, 27 vjeç, u dënua me 4 vjet e 4 muaj burg.
Bledar Elezaj, 36 vjeç, u dënua me 3 vjet burg.
Erblin Elezaj, 33 vjeç, u dënua me 5 vjet burg.
Andi Kokaj, 23 vjeç, u dënua me 3 vjet burg.