Sporti

Çmimi Kopa për Gavi, Nagelsmann i hutuar: “Musiala dhe Bellingham e meritonin më shumë”

10/18/2022 16:41
nga:L J

Julian Nagelsmann ka thënë fjalën e tij për “Çmimin Kopa” që iu dha mbrëmë Gavi si lojtari i ri më i mirë i ri i sezonit të kaluar.

Trajneri i Bayernit nuk është plotësisht i bindur për këtë zgjedhje.

“Sigurisht, mund të jem i njëanshëm, por në përgjithësi kam edhe mendimin tim. Për mendimin tim Jamal Musiala dhe Jude Bellingham kanë pasur një sezon më të mirë se fituesi”, tha Nageslmann.

“Pastaj varet edhe nga shijet tuaja. Nuk është një fitore e pamerituar por për mendimin tim, ata që përmenda unë kanë pasur sezon shumë të mirë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport