Sporti

Çmimi i Locatellit është rritur pas paraqitjeve të tij në “Euro 2020”, këto janë klubet e interesuara për të

06/18/2021 11:29
nga:Mergim Rreci

Juventus thuhet se është i gatshëm të ofrojë 30 milion euro plus një lojtar për të nënshkruar Manuel Locatellin, por çmimi i yllit të Sassuolos po rritet dhe ka të paktën katër klube të Premier League të interesuara për të.

Produkti i akademisë së Milanit shënoi dy gola në fitoren 3-0 të Italisë ndaj Zvicrës të mërkurën, dhe sipas disa raportimeve në Itali, Juventus e ka vendosur atë në krye të listës së tyre të dëshirave, por Zonja e Vjetër do të përballet me konkurrencën nga klubet më të mira në Evropë, përcjell GazetaBlic Sport.

Sassuolo dëshiron 40 milion € për të shitur lojtarin, por çmimi i tij mund të rritet në 60 milion € pas shfaqjeve të tij në “Euro 2020”.

/GazetaBlic Sport/