Lajme

Çmimet e naftës në ‘hava’, deputetja e LDK-së: Shteti të fitojë më pak, më shumë të fitojnë qytetarët e naftëtarët

06/09/2022 13:09
nga:Genita C

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi e sheh si fakt shqetësues faktin që çmimet e naftës janë duke u rritur.

Bunjaku në një prononcim për GazetaBlic thotë se e vetmja zgjidhje që Qeveria e Kosovës mund të bëj, është të ndërhyjë në akcizë.

Sipas Bunjakut, masë lehtësuse është edhe kur shteti fiton më pak e qytetarët më shumë.

“Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që nga marsi e deri më 31 maj 2022, që te shitësit me shumicë, marzha më e lartë të jetë deri në 4 për qind, kurse me pakicë, deri në 6 për qind. U bënë 9 ditë që skadoi masa e vjetër dhe sërish Qeveria u vonua për masën e re, duke kërcyer çmimet e naftës. Në anën tjetër, edhe naftëtarët, nuk janë për sevape, por për fitime, prandaj duhet mbrojtur në radhë të parë konsumatorët, por edhe naftëtarët, duke ndërhyrë ose në akcizë, ose në ndonjë masë tjetër lehtësuese, p.sh., shteti të fitojë më pak, më shumë të fitojnë qytetarët e naftëtarët, duke rritur marzhën e fitimit për naftëtarët”, tha Bunjaku.

Bunjaku thotë se probleme të tilla janë grumbulluar në gjithë shoqërinë dhe përsëri qeveria e Kosovës nuk po bën zgjidhje.

“Qeveria nuk po bën zgjidhje. Problemet janë grumbulluar me të gjitha kategoritë shoqërore”, përfundoi Bunjaku për GazetaBlic.

Xhavit Haliti jashtë vendit, dështon të mbahet shqyrtimi gjyqësor për sulm ndaj Arben Gashit

Rritja enorme e çmimit të naftës/ LDK-ja me akuza të forta ndaj qeverisë: Dembelia, pasiguria dhe padituria e tyre po iu kushton miliona euro qytetarëve