Lajme

Çmimet e larta, flet eksperti i ekonomisë: Gjasat për rënie të çmimeve janë minimale

05/26/2024 12:58
nga:N K

Njohësi i çështjeve të ekonomisë Mustafë Kadriaj, në një prononcim për GazetaBlic, u deklarua rreth paralajmërimit të rritjes së çmimeve, me ardhjen e sezonit veror.

Ai përmendi faktorët ekonomik në Kosovë dhe tha se mundësia për të rënë çmimet, lë për të dëshiruar.

“Duke u bazuar në dy faktorë ekonomik që janë në Kosovë, pra ekonomia e tregut që sipas parimit varet nga kërkesa, pra sa më e lartë kërkesa në një produkt potencialisht ndikon në rritjen e çmimit. Mbi këtë bazë, gjasat për të rënë çmimet lënë për të dëshiruar, për faktin duke i shtuar edhe importin e lartë, pra edhe një shtytje për të rritur çmimet”, deklaroi ai.

Ekonomisti e quajti pozitiv faktin që Kosova ka prezente ende diasporën, mirëpo në anën tjetër tha se fuqia blerëse e tyre po vështirëson jetën ekomonike të qytetarëve në Kosovë.

“Duke qenë dëshmitar që diaspora nuk i ka më dy sezona por pothuajse në vazhdimësi janë prezent në Kosovë i ka të dy anët e medaljes, anën pozitve sepse po e mbajnë gjallë bzinesin vendor por njehërësh si rezultat i fuqisë blerëse të tyre po e rëndon jetën ekonomike të qytetarëve resident, si tek shporta e konsumit dhe tek patundshmëritë”, tha ai.

Kadriaj po ashtu tregon se gjasat për të pasur ulje të çmimeve janë minimale.

“Sipas këtyre faktorëve gjasat për të pasur rënje të çmimve janë minimale edhe si rezultat i prodhimit të ulët vendas do te ndikojë në rritjen e importit që do të rezultojë me atakim të çmimit rajonal dhe ndërkombëtar”, u shpreh ai.

Krejt në fund, Kadriaj përmendi sektorët në të cilët ka rritje të çmimeve tani për tani dhe ndikimin e tyre në jetën e qytetarit të Kosovës.

“Nëse flasim deri më tani, kemi rritje të çmimve në produktet bujqësore, industriale në patundshmëri, shërbime, pra këta janë tregues për rëndim të jetës së qytetarit resident në Kosovë”, përfundoi njohësi i ekonomisë Mustafë Kadriaj./Gazeta Blic/