Lajme

Çmimet e derivateve për 24 orë, bie për dy centë çmimi i naftës dhe benzinës

07/13/2022 08:49
nga:G B

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme, raporton Gazeta Blic.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.73 €  për litër, për naftë 1.67 euro për litër ndërsa 0.78 euro.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës si në vijim:

ÇMIMI MAKSIMAL I LEJUAR

Për secilin produkt të naftës

  1. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.73 €  për litër;
  2. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.67 € për litër;
  3. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 €  për litër.

Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 13/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.