Të dielën zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Botës në Katar.
Me 18 dhjetor përfundon një muaj fantastik i futbollit, që ka dhuruar befasi e ndeshje spektakolare, shkruan GazetaBlic Sport.
Argjentina është kombëtarja e parë që ka siguruar një vend në finalen e madhe, kurse Franca dhe Maroku do ta kërkojnë këtë gjë sonte në përballjen mes tyre.
Çmimet e biletave për ndeshjen e datës 18 mes Argjentinës dhe skuadrës fituese të çiftit Francë-Marok, po arrijnë shifra shumë të larta.
Gjithçka nis nga vendet më pak të lakmuara për më shumë se 515 euro dhe për të vijuar me rritjen progresive në 850 për vendet e mesme dhe deri në 1600 për stolat preferencialë shumë pranë fushës ose në tribunën e stadiumit.