LASK Linz ka bërë një përmbysje të jashtëzakonshme ndaj Celtic, duke fituar 5-1 pas vazhdimeve dhe duke siguruar kualifikimin në fazën e Ligës së Kampionëve.
Skuadra austriake e kishte humbur ndeshjen e parë në Glasgow me rezultat 3-0, dukej se Celtic ishte me një këmbë në fazën tjetër. Por në ndeshjen e kthimit, LASK zhvilloi një rikthim spektakolar, duke e çuar sfidën fillimisht në vazhdime.
Në 30 minutat shtesë, LASK vazhdoi dominimin dhe arriti ta mbyllë ndeshjen me shifrat 5-1, duke përmbysur në mënyrë dramatike rezultatin e përgjithshëm dhe duke siguruar një kualifikim historik.
Një eliminim i dhimbshëm për Celticun, i cili kishte hyrë në ndeshjen e kthimit me një avantazh prej tre golash, por nuk arriti ta menaxhonte epërsinë.
/GazetaBlic Sport/


