Sporti

“Çmenduri” në Gjilan, Ulpiana kalon në epërsi ndaj ekipit të Munishit!

09/19/2021 17:34
nga:Lorik J

Ulpiana ka fituar edhe penalltinë e dytë ndaj Gjilanit.

Fillimisht, Santos huqi penalltinë – pasi Koliçi priti goditjen e tij, por Rrapa u nis më herët, andaj penalltia u përsërit, përcjell GazetaBlic Sport.

Në penalltinë e përsëritur, Santos nuk gaboi dhe shënoi për golin e dytë dhe të avantazhit për ekipin nga Lipjani.

Rezultati aktual i takimit është 1-2.

/GazetaBlic Sport