Sporti

“Çmenduri”, katër penallti në pjesën e parë të ndeshjes Sevilla – Salzburg

09/14/2021 19:39
nga:Lorik J

Katër penallti janë akorduar në pjesën e parë të ndeshjes Sevilla – Salzburg.

Skuadra e Salzburgut ka fituar tri penallti në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Sevillas.

Megjithatë, klubi austriak ka shënuar vetëm njëherë, duke dështuar në dy momente, shkruan GazetaBlic Sport.

Tri penallti u akorduan për Salzburgun. Dy herë dështuan, një herë shënuan. Karim Adeyemi dhe Sucic dështuan për klubin e Salzburgut nga 11 metra distancë.

Në anën tjetër, një penallti u akordua për Sevillën, që u konkretizua nga Rakitic.

/GazetaBlic Sport