Euro2024

‘Çmenduri’ angleze në Gjermani, tifozët pritet të shpenzojnë 800 milionë paund për birra në finalen e Europianit

07/13/2024 14:02
nga:Mergim Rreci

Anglezët janë të çmendur. Teksa presin që “futbolli” të rikthehet në shtëpi dhe besojnë që do të fitojnë finalen e madhe kundër Spanjës kanë nisur të mendojnë për festimet.

Lajmet bëjnë me dije se parashikohet që të konsumohen shumë litra birrë gjatë ndeshjes dhe shpenzime për pica që do të kapin shifrën e 800 milionë paundëve. Duket një shifër e ekzagjeruar në fakt, por aspak larg realitetit. Tifozët anglezë do të shijojnë gjithçka në finalen e Berlinit dhe besojnë që kjo do të jetë ndeshja e tyre.

Fati u ka buzëqeshur gjithmonë në këtë Europian dhe kanë arritur që të fitojnë në minutat e fundit, por edhe me penallti. Tani mbetet për t’u parë nëse do t’ia dalin që të ndodhë e njëjta gjë edhe në finalen e madhe të Berlinit.