Sporti

“Çmenduri”/ 17 milionë tifozë aplikojnë për bileta për ndeshjet e Kupës së Botës 2022

02/08/2022 16:41
nga:L J

Tifozët anembanë botës kanë dëshmuar entuziazmin e tyre përpara Kupës së Botës 2022.

Deri më tani ka pasur 17 milionë kërkesa për bileta në periudhën e parë të shitjeve të tyre për Kupën e Botës FIFA Katar 2022, e cila zgjati vetëm 20 ditë.

Numri më i madh i tifozëve që aplikuan për bileta erdhi nga vendi mikpritës.

Gjatë periudhës së shitjeve të shortit me përzgjedhje të rastësishme, FIFA njofton se kishte kërkesa të mëdha edhe nga vendet si Argjentina, Brazili, Anglia, Franca, India, Meksika, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe SHBA.

Biletat më të kërkuara ishin për finalen e 18 dhjetorit në stadiumin Lusail, me 1.8 milionë kërkesa vetëm për atë ndeshje.

/GazetaBlic Sport