Sporti

Çmendet United: Pogba mund të bëhet lojtari më i paguar në histori të Premierligës

09/20/2021 10:48
nga:E K

Paul Pogba është në vitin e fundit të kontratës së tij me Manchester United.

Lojtari francez ka refuzuar disa herë zgjatjen e kontratës me “Djajtë e Kuq“, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, Manchester United nuk e ka ndërmend të dorëzohet nga çështja e Pogbas.

United po mendon që ta bëjë francezin lojtarin më të paguar në histori të Premierligës.

Paga që pritet t’ia ofrojë Manchester United, Paul Pogbas arrin shifrën 400 mijë funte në javë.

/GazetaBlic Sport/