Showtime

Çmendet rrjeti, aktorja e “Pasionet e Fshehta” martohet me kushëririn e saj

01/03/2022 13:54
nga:Donika Fetahu

Historia e Natasha Klauss, aktorja  tek “Pasionet e Fshehta”, nuk duket i zakontë, mbi të gjitha ajo ka shpalosur detajet lidhur me martesën e saj të pazakontë me kushëririn e parë.

Martesa e parë  i ka dështuar dhe nga ajo martesë ajo ka një vajzë, aktorja përfunodi duke u dashuruar me kushëririn e saj të parë me të cilin u kurorëzua, transmeton GazetaBlic.

“Ne jemi kushërinj të parë, normalisht ka shumë persona që nuk e kuptojnë. Nuk jam rritur me të, sepse ai jetonte në Uruguay dhe unë në Kolumbi e nuk e shihja si kushëri, nuk kishte konotacionin e kushëririt.”, u shpreh ajo sa i përket lidhjes së saj.

Gjithashtu ajo tregoi se hera e fundit kur dyshja janë parë me njëri tjetrin para se të takoheshin si të rritur ishin në moshën 11 vjeçare.Kur aktorja u pyet për martesën ajo tha disa fjalë.

“Në atë kohë nuk mund të martoheshe me kushëririn e parë në kishën katolike dhe u martuam në rrugë civile. Ai e ka adoptuar Izabelën (vajzën nga martesa e parë), sepse erdhi në jetën time kur ajo ishte 9 muajshe dhe aty filloi historia jonë. Kur vendosëm të kishim fëmijë biologjik, gjinekologu tha se nuk ka asnjë problem, por unë kisha dyshime, sepse kështu është përfolur gjithmonë nga gojëdhënat. Shkuan te një profesionist i gjenetikës dhe aty kuptuam se shumë gjëra i dimë gabim sipas gojëdhënave”, vazhdoi ajo./GazetaBlic/