Sporti

Çmendet PSG – i ofron 180 milionë Mbappes për të rinovuar kontratën

04/08/2022 21:40
nga:E K

Paris Saint-Germain duket të jenë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të siguruar rinovimin e kontratës të Kylian Mbappes.

Sipas “BBC“, klubi parisien do t’i ofrojë sulmuesit francez 180 milionë euro pagë deri në fund të kontratës, përcjell GazetaBlic Sport.

PSG duket e dëshpëruar për të mbajtur Mbappe dhe gjithashtu do t’i ofrojë lojtarit një pagë vjetore prej 25 milionë eurosh.

Kujtojmë se reprezentuesi francez ka refuzuar tashmë propozimin e mëparshëm që kapte shumën e 150 milionë eurove pagë deri në fund të kontratës.

/GazetaBlic Sport/