Kylian Mbappe është epiqendra e merkatos. “L’Equipe” mbrëmë vonë raportoi se të dielën sulmuesi do të zyrtarizojë vendimin për të ardhmen e tij.
Sot ka pasur lajme që sulmuesi është më pranë rinovimit se sa kalimit te Real Madrid, ndërkohë që “Eurosport” publikon detaje të marrëveshjes.
300 milionë euro thuhet se PSG i ofron si bonus nënshkrimi për kampionin e botës.
Përveç kësaj PSG është gati t’i ofrojë një pagë 100 milionë euro, që e bën futbollistin më të paguar në botë.


