Sporti

“Çmendet” Manchester United, i ofron Pogbas të bëhet lojtari më i paguar në histori të Premierligës

01/07/2022 11:50
nga:E K

Manchester United nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga Paul Pogba.

Ylli francez ende nuk e ka rinovuar kontratën dhe ka refuzuar disa herë kontratat e ofruara nga klubi anglez, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë ‘Djajtë e Kuq‘ kanë bërë një ofertë tunduese për mesfushorin e Francës.

Mail Sport‘ raporton se skuadra nga Old Trafford i ka ofruar atij një pagë javore prej 600 mijë euro në javë që do ta bënte atë lojtarin më të paguar ndonjëherë në Premierligë.

/GazetaBlic Sport/