Triumfi në UFC për Islman Makhachev u la disi në hije nga Khmazat Chimaev, i cili shkaktoi një skandal të ri, këtë herë me klanin nga Dagestani.
Chimaev iu afrua Abubakar Nurmagomedov pas së cilës ata shkëmbyen disa fjalë dhe çeçeni goditi kushëririn e legjendës së pamposhtur të UFC, Khabib Nurmagomedov.
Pas kësaj u bë kaos, shpejt u përfshi siguria dhe e gjithë kjo ndodhi teksa Islam mbante fjalimin pas triumfit ndaj Charles Oliveira, i cili e dorëzoi ndeshjen në raundin e dytë.
I think they were both the blame. Khamzat came to congratulate Abubakar and then Abubakar called him back. Words were exchanged!! pic.twitter.com/bJZjiiMFy0
— Khabib Time☝?? (@74Fbs) October 22, 2022
Kur pa se çfarë po ndodhte, Khabib ishte gati për çdo gjë. Kjo shihet më së miri në një video që po qarkullon në rrjetet sociale.
Ndërsa sigurimi po e merrte Chimaev-in, Khabib u hodh në gardhin e tetëkëndëshit dhe nëse do të ishte e nevojshme, ai me siguri do të kishte kërcyer mbi të për t’u marrë me Chimaev.
/GazetaBlic Sport
? Chimaev et le clan de Makhachev en sont venus aux mains après la victoire du Daghestanais ! #UFC280 pic.twitter.com/6fNzhgzWcN
— RMC Sport Combat (@RMCSportCombat) October 22, 2022


