Sporti

“Çmendet” De Laurentiis, i ndërpret Politanos intervistën “live”

03/11/2024 20:42
nga:E K

Pragndeshje “e tensionuar” në Barcelonë. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ishte protagonisti i një skene aspak të zakonshme të transmetuar drejtpërdrejt në “Sky Sport”.

Pikërisht gjatë intervistës rutinë një ditë para ndeshjes së Champions League, Matteo Politano është ndërprerë nga presidenti i të kaltërve.

Një ngjarje e paplanifikuar që ka habitur të gjithë, përfshirë edhe mikpritësit, në prag të një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit të Napolit.

Në mes të “Mondo Gol” u zhvilluan intervistat me trajnerin Francesco Calzona dhe Matteo Politanon.

Gjatë kësaj të fundit, De Laurentiis ndërpreu gjithçka dhe largoi lojtarin e tij.

“Politano! Politano! Ai nuk mund të flasë me ty!”

Nuk dihen ende shkaqet e veprimit të presidentit De Laurentiis, pasi ai është shfaqur i tërbuar pasi është filmuar nga kamerat e “Sky Sport”.

Bëhet e ditur se pronari i Napolit ka vendosur të mos i lërë lojtarët e tij të flasin për DAZN-in, por situata me “Sky” është e re dhe me siguri do të sqarohet në orët në vijim.

Gjatë ndeshjes mes Napolit dhe Juventusit u bë i ditur vendimi i klubit italian për të mos dhënë intervista për DAZN-in.

“Zaniolo është një turp, le ta kthejmë menjëherë në Turqi”, tifozët e Aston Villa të zemëruar me italianin
Në konferencën për shtyp, pas ndeshjes, vetë Aurelio De Laurentiis bëri të ditur vendimin, por pa treguar arsyet për këtë.

“E kemi mbyllur me DAZN-in: tani e tutje do të flasim me Rai-n dhe Sky-n”.

Siç ka raportuar më pas “Corriere della Sera”, Napoli është gjobitur rreth 100 mijë euro Lega Serie A për shkeljen e marrëveshjeve të të drejtave televizive.