Cristiano Ronaldo u kthye në Manchester United dhe shpejt shënoi pesë gola në gjashtë ndeshje.
Reprezentuesi anglez, Luke Shaw tani shpjegon ndikimin e ardhjes së reprezentuesit portugez tek skuadra e drejtuar nga Solskjaer.
“Të gjithë e dinë se çfarë ylli është ai, çfarë ka bërë gjatë viteve. Tani shohim se si sillet, sa profesional është. Është e qartë për mua pse ka qenë në krye për kaq shumë vjet”, filloi Shaw, në deklaratat e bëra për BBC Radio 5 Live, përcjell GazetaBlic Sport.
“Mentaliteti i tij është i pashembullt dhe ai e ka përmirësuar ambientin brenda kampit tonë,” vuri në dukje ai.
/GazetaBlic Sport/


