Sporti

Cluji ende nuk ka paguar Ballkanin për Ermal Krasniqin

04/09/2023 23:28
nga:E K

Ekipi rumun, Cluj nuk ia ka paguar 200 mijë eurot Ballkanit për transferimin e Ermal Krasniqit.

Krasniqi shkoi te Cluj gjatë afatit kalimtar dimëror, por Ballkani nuk i ka marrë ende paratë për këtë transferim.

Nga kryesia e klubit kanë folur për Gazeta Express dhe se kanë thënë se afati për Clujin që ta kryejë pagesën ishte data 15 mars.

Klubi suharekas i ka dërguar letër ekipit rumun, por nuk ka marrë përgjigje.

Kampioni në fuqi i Kosovës nder tjera janl shprehur se do të ndërmarrin hapat përmes FIFA-s.

Ermal Krasniqi është duke shkëlqyer te Cluji dhe aktualisht është futbollisti më i mirë i ekipit rumun.