Ballkani do ta luajë sot ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Europa Conference League.
Kampioni në fuqi i Kosovës i ka humbur gjasat për kualifikim tutje pasi u mposht në “Fadil Vokrri” nga Slavia Prague me rezultat 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Takimin e fundit djemtë e Ilir Dajës do ta kenë përballë CFR Cluj e cila ka 7 pikë dhe është në pozitën e dytë duke luftuar ‘dhëmbë për dhëmbë‘ me Slavia Prague për kualifikim nga pozita e dytë pasi pikët i kanë të barabarta gjithçka varet nga dueli i sotëm.
Analizuar formën në 5 ndeshjet e fundit, kjo skuadër ka dy humbje, dy fitore dhe një barazim.
Ssa i përket renditjes në nivelin elitar të futbollit rumun, Cluj renditet në vendin e tretë mometalisht, atje ku ka 9 pikë diferencë me vendin e parë, por edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara

/GazetaBlic Sport/


