Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes së sontme në Ligën e Kampionëve.
PSG nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj skuadrës belge, Club Brugge, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një paraqitje e dobët e Leo Messit me shokë, që në disa raste edhe u dominuan nga kundërshtari.
Leo Messi u vlerësua me notë 7.2 për paraqitjen e tij, kurse Keylor Navas ishte më i vlerësuari tek skuadra franceze me notë 7.8.

/GazetaBlic Sport/


