Sporti

Clement Turpin shpallet gjyqtari më i mirë i vitit 2025

12/26/2025 11:32
nga:Mergim Rreci

Clement Turpin është kurorëzuar si gjyqtari më i mirë në botë për vitin 2025 nga IFFHS (Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit) me 65 pikë të grumbulluara.

Për herë të parë, gjyqtari francez, i cili renditet gjithmonë në 10 më të mirët në botë prej shumë vitesh (i 4-ti në 2024, i 3-ti në 2023 dhe 2022, i 6-ti në 2021, i 8-ti në 2020, i 7-ti në 2019), fitoi renditjen vjetore përpara fituesit të vitit të kaluar, kolegut të tij francez, François Letexier dhe fituesit të çmimeve të viteve 2022 dhe 2023, Szymon Marciniak. Istvan Kovacs dhe Michael Oliver plotësojnë 5 më të mirët.

Clement Turpin dha performanca të klasit botëror në garat kontinentale, duke treguar kontroll, qetësi dhe pozicionim të shkëlqyer.

Maria Sole Ferrieri Caputi (Itali) fitoi çmimin gjyqtarja më e mirë në botë për vitin 2025.