Sporti

Clement Lenglet pritet të transferohet tek Milani në muajin janar

12/15/2023 14:49
nga:Mergim Rreci

Milani thuhet se ka hapur bisedimet me Barcelonën për huazimin e Clement Lenglet në janar.

Rosonerët pritet të transferojnë një qendërmbrojtës të ri në afatin kalimtar të dimrit, por sipas Calciomercato.com, ata madje mund të nënshkruajnë dy mbrojtës muajin e ardhshëm, përcjell GazetaBlic Sport.

Milani tashmë ka hapur bisedimet me Arsenalin për Jakub Kiwior dhe po mendon kthimin e Matteo Gabbia nga huazimi i tij në Villarreal, por në radarët e kuqezinjve ka hyrë edhe mbrojtësi i Barcelonës, Lenglet.

Mbrojtësi francez është aktualisht në huazim në Aston Villa por ka bërë vetëm pesë paraqitje në Conference League këtë sezon dhe nuk ka bërë ende debutimi i tij në Premier League.

/GazetaBlic Sport/