Claudio Ranieri ka njoftuar përfundimin e karrierës së tij si trajner në fund të sezonit 2023/2024, i fundit i tij në krye të Cagliarit.
Megjithatë, specialisti 73-vjeçar është gati të dalë nga pensioni për të qenë sërish në krye të një ekipi, transmeton GazetaBlic Sport.
Ranieri, megjithatë, do të rifillonte karrierën e tij si trajner me kusht që të ftohet të drejtojë ekipin kombëtar.
Në karrierën e tij si trajner, italiani ka drejtuar vetëm një kombëtare dhe ajo ishte Greqia midis korrikut dhe nëntorit 2014.
Në nivel klubesh, arritja më e madhe e Ranierit ishte titulli i Premierligës angleze me Leicesterin në vitin 2016, ndërsa ka fituar trofe edhe në krye të Fiorentinës, Valencias, Monacos dhe Cagliarit.